Prishtinë: Dy persona gjuhen me armë
Publikuar:
(25.08.2021 19:41:52)

Në Prishtinë, të mërkurën – është gjuajtur me armë mes dy personave.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në ora 18:15.
Lajmin për Shqip.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se nuk ka pasur të lënduar nga kjo ngarje.
“Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti. /Shqip.com