Sport Shqiptar

Prishtina nis vitin e ri mbarë, fiton në miqësoren ndaj Trepçës ’89

FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0, shkruan Shqip.com.

Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra kryeqytetase shkëlqeu me gola e aksione të bukura.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.

Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Trajneri jonë Ismet Munishi në pjesën e dytë inkuadroi kryesisht futbollistë të rinj.

Prishtina në këtë pjesë e shënoi dhe një gol me anë të Arlind Dobroshevcit në minutën e 73-të.

/Shqip.com