Kulturë

“Prishtina Jazz Orchestra” koncert për nder të 15-vjetorit të pavarësisë

Për ndër të 17-shkurtit, do të organizohet koncerti me muzikë jazz, nga artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Jazz Big Band ansambël ka bërë bashkë muzikantët më të mirë të xhazit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Franca për të performuar për herë të parë në këtë formacion.

Nën dirigjimin e Armend Xhaferit, në këtë koncert do të paraqiten: Kitarë – Armend Xhaferi; Saksofonët: Kiril Kuzmanov, Arian Randobrava, Ivan Ivanov, Arnau Garoffe, Ivan Yordanov; Boritë: Todor Bakarijev, Trajče Velkov, Aleksandar Milanov, Rajkard Bardhi; Trombonët: Saško Nikolovski, Vladislav Mičev, Ilir Vorpsi, Nikola Ristevski, Ritëm Sekcioni; Ilir Bajri – Piano; Kiril Tufekćievski – Kontrabas dhe Nesim Maxhuni – Bateri.

Koncerti për ditën e pavarësisë së Kosovës do të mbahet më datë 17 shkurt në ora 16:00 në Sallën e kuqe (Pallati i Rinisë) dhe hyrja do të jetë falas.

/Shqip.com