Lajme

Prishtina angazhon mjekët e pensionuar

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë, ka vendosur të angazhojë mjekët që kanë dalë në pension.

Rama ka thënë se duke marrë parasysh rëndësinë dhe mungesën e mjekut të familjes, me rastin e “Ditës Botërore të Mjekut të Familjes”, është vendosur që angazhojnë mjekët e pensionuar, të cilët gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet.

“Nga sot ata do ndihmojnë Drejtorinë e Shëndetësisë, për të krijuar një sistem më të mirë, më efikas me shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit. Ju faleminderit Florentina Batalli Sociologe, Dr. Sabahate Lleshi, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Nexhmedin Hoti, Dr. Avdullah Hoti, Dr. Sadete Hadri si dhe Dr. Muhamet Petrova, që përsëri riktheheni në krye të detyrës, në ofrim të shërbimeve duke ndihmuar mjekësinë e kujdesit parësorë në kryeqytet!”, ka njoftuar kreu i kryeqytetit.

/Shqip.com