Teknologji

Prindërit tani mund të shohin se me kë kanë biseduar fëmijët e tyre në Snapchat

Snapchat ka lansuar funksionin e ri të quajtuar “Family Center” që u mundëson prindërve të vëzhgojnë se me kë kanë biseduar adoleshentët e tyre.

Prindërit mund të shohin vetëm me kë kanë folur adoleshentët e tyre, por ata nuk do të jenë në gjendje të lexojnë historinë e tyre të bisedës.

Snap thotë se kjo është krijuar për të “reflektuar mënyrën se si prindërit angazhohen me adoleshentët e tyre në botën reale”.

Përveç kësaj, prindërit mund të raportojnë në mënyrë konfidenciale llogaritë që ata mendojnë se mund të shkelin rregullat e Snap direkt nga “Family Center”.

Në janar, Snapchat ndryshoi veçorinë e rekomandimit të miqve pas kërkesave për rritjen e sigurisë në aplikacion, duke e bërë më të vështirë për të rriturit lidhjen me përdoruesit adoleshentë: Në veçanti, ai ndaloi shfaqjen e llogarive në pronësi të përdoruesve 13 deri në 17 vjeç.

Adoleshentët gjithashtu nuk mund të kenë profile publike dhe duhet të jenë miq të përbashkët që të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Po ashtu llogaritë e tyre do të shfaqen vetëm në rezultatet e kërkimit në rrethana të caktuara, si p.sh. nëse ai që kërkon ka një mik të përbashkët me ta.

Snap premtoi të lëshojë kontrolle të reja prindërore dhe veçori të tjera të dizajnuara për të mbrojtur përdoruesit e mitur.