Sport Ndërkombëtar

Princi i Arabisë Saudite i shpërblen me super-vetura futbollistët, të cilët e mposhtën Argjentinën  

Saudi Arabian players celebrate in front of their fans. Photo: IANS/Suman Chattopadhyay

Kombëtarja e Arabisë Saudite e gëzoi botën arabe me fitoren e paimagjinueshme ndaj Argjentinës në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Ata i befasuan argjentinasit të martën me rezultat 2:1, duke e përmbysur epërsinë që latinët e kishin siguruar përmes Lionel Messit.

Sipas raportimeve nga Harian Metro, në nderim të suksesit të ekipit kombëtar, Princi Mohammed bin Salman Al Saud i Arabisë Saudite raportohet t’ua ketë dhuruar secilit lojtar të kombëtares nga një Rolls-Royce Phantom.

Rolls-Royce Phantom VIII Photo: James Lipman / jameslipman.com

Për më tepër, pas kësaj fitoreje, qeveria ka njoftuar se do të kenë festë nacionale.

/Shqip.com