Sport Shqiptar

Prezantohet logo e re e Superkupës së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës

Superkupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë.

Para kësaj ngjarje është zbuluar edhe logo e Superkupës nga organizatorët e eventit.

Superkupa do të organizohet nga KB Sigal Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.  

Duke ditur rëndësinë që kanë ngjyrat dhe ndikimin në emocionet, kjo logo përqendron frymën e saj dhe i jep një hapësirë të rëndësishme lojës me ngjyra.

Tetë ngjyra bëhen bashkë për të formësuar një figurë, atë të kupës, si kurorëzim i fitores së një loje, e po ashtu përzierja e ngjyrave formëson figurën e një topi të basketbollit, i cili është i vendosur sipër.

Secila prej ngjyrave përfaqëson një ekip që do të jetë pjesë e Superkupës së Kosovës, shkruan Federata e Basketbollit e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Filozofia e këtij artit vendos në pah përzierjen e ngjyrave për të krijuar një figurë të përsosur, e cila karakterizohet nga fuqia e ndjeshmërisë dhe shpalos përpara një botë plot emocione.

/Shqip.com