Presidentja shpreh ngushëllime për vrasjen e presidentit të Haitit
Publikuar:
(08.07.2021 00:00:14)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise.
Moise është vrarë në rezidencën e tij private. Ai ishte në pushtet që nga viti 2017.
“Jam e pikëlluar kur dëgjova për vrasjen e Presidentit Moïse dhe u trondita kur dëgjova për sulmin e neveritshëm. Unë pata rastin ta takoja personalisht para një muaji.
“Mendimet e mia në këtë kohë janë me familjen e tij dhe njerëzit e #Haiti”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Shqip.com