Lajme

Presidenti slloven nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të hënën do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me homologen e tij në Prishtinë, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Takimi me Osmanin fillon në ora 10:00, ndërkaq me Kurtin nga ora 11:20.

Po ashtu vizitës së tij, Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit të Sllovenisë.

KFOR-i në Kosovë.

“Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, kryeministri i Serbisë për sot do ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksnadër Vuçiq në Beograd.

Sllovenia është mbështetëse e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu është ndër shtetet që e ka njohur Kosovën si shtet pak kohë pas shpalljes së pavarësisë. /Shqip.com