Presidenti serb këtë javë merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq këtë javë do të jetë në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, nga data 18 deri më 22 shtator, Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres, Presidentin e Zvicrës Alan Berse, Presidentin e Koresë së Jugut Jun Seok-yol, Presidentin e Suriname Chandrikapersad Santohi, Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Marosh Shevçoviq, si dhe zyrtarë të tjerë të vendeve pjesëmarrëse në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është bërë e ditur nga zyra e Presidentit të Serbisë.
Vuçiq do të marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar për pjesëmarrësit e Asamblesë së Përgjithshme nga kancelari gjerman Olaf Scholz, si dhe është planifikuar një takim i veçantë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. si dhe një drekë jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, thuhet në deklaratë.
Vuçiq do t’u drejtohet pjesëmarrësve të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten, më 21 shtator.
/Shqip.com