Presidenti i SHBA-së thërret Kancelarin e Gjermanisë dhe Presidentin e Francës për situatën në Ukrainë
Gazetari i Zërit të Amerikës, Steve Herman ka bërë të ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për situatën në Ukrainë.
Telefonata ka zgjatur 35 minuta.
Gazetari njofton se Rusia do të përballet me sanksione të reja pasi Presidenti Vladimir Putin vendosi t’i njoh dy regjionet e Ukrainës si shtete të pavarura.
“Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Francës dhe me Kancelarin e Gjermanisë rreth situatës në Ukrainë. Biseda ka zgjatur rreth 35 minuta. Priten sanksione të reja ndaj Rusisë” ka shkruar ai në Twiter./Shqip.com