Sport Ndërkombëtar

Presidenti i PSG: Real Madridi dëshiroi ta vrasë Ligën e Kampionëve, pastaj e festuan për ditë të tëra

Nasser Al-Khelaifi

Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve numër 14-të në histori të klubit para disa javësh.

Këtë fitore nuk e konteston presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e megjithatë ai ka kritika për aktet ‘kontraverse’ të madrilenëve.

Në intervistë për Gazzetta dello Sport, ai tha sa një garë evropiane e mbyllur si Super Liga, do të ishte katastrofë për futbollin, duke vënë theksin te klubet si Reali që e inicioi.

Real Madrid, Liga e Kampionëve 2021/22

“Unë i respektoj klubet e mëdha. Real Madrid e meritoi Ligën e Kampionëve: ata e festuan atë për ditë të tëra dhe pastaj duan ta vrasin atë.

Logo e Super Ligës

“Më pëlqen të shoh Ajax-in në gjysmëfinale, Tottenhamin në finale. Kujtoj me emocion daljet e para të PSG-së në Evropë, në Salzburg me tifozët me gjoks të zhveshur dhe të ndrirë”, tha ai duke iu referuar emocioneve që sjell ky kompeticion.

“Është shpirti i futbollit. Është e padrejtë ta mohosh atë me një ligë të mbyllur. Nuk do ta lejojmë të ndodhë.”, shtoi shefi i PSG-së.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi

Gjithashtu, Khelaifi nuk e la anash as të parin e futbollit spanjoll, Javier Tebas-in, i cili ka qenë një kritik i gjatë i PSG-së dhe pasurisë së tyre me bazë në Katar, gjë që i ka lejuar ata të bëjnë nënshkrime të mëdha parash – si Neymar dhe Lionel Messi – dhe të dominojnë Ligue 1.

Lexo edhe:
La Liga ankohet në UEFA ndaj Manchester City dhe Paris Saint-Germain

Tebas kohët e fundit u zemërua me rinovimin e kontratës së PSG-së me Kylian Mbappe kur ai ishte në prag të bashkimit me Madridin, duke e quajtur atë një “fyerje për futbollin”, përpara se të denonconte publikisht Parisin dhe Manchester Cityn për shkeljen e perceptuar të rregullave të Fair Play-it financiar.

Al-Khelaifi tani është kundërpërgjigjur duke thënë: “Tebas kush? Unë nuk i jap mësime askujt dhe nuk ndërhyj me klube apo liga të tjera.

Javier Tebas, Presidenti i La Liga

“Është e vrazhdë të pretendosh t’u thuash të tjerëve se çfarë të bëjnë. Unë nuk pranoj mësime nga ata që i shohin kampionët si një kërcënim për ligën e tyre. Unë kam një projekt për të ndërtuar, duke respektuar të gjithë.”, kishte mbyllur ai.

Përndryshe, Liga e Kampionëve është dhe mbetet synimi numër ‘1’ i kryeqytetasve francez, trofeun e të cilës nuk e kanë ngritur asnjëherë në histori. /Shqip.com