Presidenti i Malit të Zi viziton Kosovën
Publikuar:
(18.05.2022 08:01:27)

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq pritet që gjatë ditës së sotme të vizitojë Kosovën.
Kjo vizitë e Gjukanoviq vjen me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi midis Osmanit dhe Gjukanoviq pritet të nis në ora 10:00.
Pos Osmanit, gjatë vizitës në Kosovë Gjukanoviq pritet të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Takimi midis Konjufcës dhe Gjukanoviq pritet të nis në ora 12:30.
Po ashtu Gjukanoviq pritet që të vizitojë Komunën e Prishtinës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Pas takimit, Gjukanoviqit pritet ti dhurohet “Çelësi i Qytetit’’./Shqip.com