Sport Ndërkombëtar

Portugalia e pret Spanjën në shtëpi

Credits: Insidesport

“The Municipal Stadium” është impianti ku do të zhvillohet kryendeshja e sontme – në Ligën e Kombeve.

Portugalia e pret në shtëpi – Spanjën – me fillim nga ora 20:45.

Portugëzët janë favoritë në letër – për shkak se prijnë në Ligën A – të Grupit 2 me dhjetë pikë të grumbulluara.

Dy më shumë se spanjollët që gjenden në pozitën e dytë.

Skuadra e cila triumfon në këtë derbi – shpallet fituese e Grupit, pasi Zvicra e vendit të tretë ka vetëm gjashtë pikë – dhe nuk ka gjasa matematikore për ta rrëmbyer kreun.

Të gjitha takimet që do të zhvillohen sonte – në kuadër të Ligës së Komebeve:

Zvicra – Çekia

Republika e Irlandës – Armenia

Ukraina – Skocia

Shqipëria – Islanda

Norvegjia – Sllovenia

Greqia – Irlanda e Veriut

Kosova – Çipro