Sport Ndërkombëtar

Portieri i Meksikës tregon sekretin e pritjes së penalltisë së Lewandowskit  

Guillermo Ochoa është përsëri heroi i Meksikës. Portieri 37-vjeçar ka pritur penalltinë e Robert Lewandowskit në minutën e 58-të të takimit kundër Polonisë, duke i dhënë kështu skuadrës së tij një pikë. Por e gjitha kjo nuk ishte një rastësi. Ochoa ka zbuluar në konferencën për shtyp se ka studiuar penalltitë e sulmuesit polak muajin e fundit dhe puna e tij u shpërblye gjatë ndeshjes.

“Ne kemi punuar për këtë dy javët e fundit, madje edhe muajin e fundit së bashku me trajnerin e portierëve. Është gjithmonë e vështirë kur shikon videot e penalltive të Lewandowskit. Ju shikoni më shumë se 50 penallti dhe nuk dini kurrë se cilin vend të zgjidhni. Jam i lumtur që e prita penalltinë e tij dhe e mbajta me zero (gola) në këtë ndeshje”, ka deklaruar Guillermo Ochoa

/Shqip.com