Policia thotë se 17-vjeçarit i ishte përkeqësuar gjendja derisa po priste drunjë
Publikuar:
(16.05.2022 09:09:30)

Policia e Kosovës ka sjellë detaje rreth vdekjes të 17-vjeçarit nga fshati Divlakë të Lipjanit.
Siç raporton policia, viktima ishte duke punuar në pyll, përkatësisht duke prerë dru, ku i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi./Shqip.com