Lajme

Policia raporton pesë raste të dhunës në familje

Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së mërkurë në Policinë e Kosovës.

Siç njofton kjo e fundit, dy nga rastet kanë ndodhur në Prishtinë, një në Podujevë, një tjetër në Fushë Kosovë dhe një në Suharekë.

Në kryeqytet, rreth orës 8:30 një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra.

“Si pasoj  viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit  me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rreth orës 13:00 është arrestuar një person për shkak të dyshimit se e kishte fyer dhe më pas kanosur ish bashkëshorten e tij.

I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, rreth orës 14:40 një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, rreth orës 21:00 është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Suharekë rreth orës 20:55, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese.

 I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./SHQIP.com