Sport Ndërkombëtar

Policia në Podgoricë ushtron dhunë ndaj ish-futbollistit të Feronikelit, publikohen pamjet

Ish-futbollisti i Feronikelit, Damir Kojasheviq, është rrahur të premten nga Policia e Malit të Zi në Podgoricë, raportojnë mediet e shteti fqinj, shkruan Shqip.com.

Kojasheviq ka deklaruar se do ta padisë Policinë për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës para një shkolle në Podogoricë.

“Unë po shkoja në shkollë për të marrë djalin tim dhe ekipi i Policisë ishte pas meje dhe ata ndezën rrotulluesin për të më ndaluar. Unë ndalova dhe më kontrolluan makinën dhe mua. Më pyetën nëse kisha ndonjë gjë për të raportuar. Unë thashë se nuk kam asnjë gjë të ndaluar. Pastaj filloi bullizmi, më goditën. Askujt nuk i kam bërë asgjë, më është thyer krahu”, ka thënë Kojasheviq për “CDM”.

Kojasheviq ishte pjesë e Feronikelit në edicionin 2020/21. Momentalisht është pa ekip.

Ai është 35-vjeçar ndërkohë që më herët ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Malit të Zi.

/Shqip.com