Lajme

Policia në Ferizaj shqiptoi 1578 gjoba për një javë

Policia e Kosovës në Ferizaj, për gjatë një jave ka shqiptuar 1578 gjoba për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit rrugor.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se ky aksion i tyre është bërë me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

Më së shumti dënime ishin shkruar për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar, gjithsej 511 të tilla.

Për mospërdorimin e rripit të sigurisë 196 gjoba, 95 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes si dhe drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 20 gjoba.

Ndërsa, aksidente janë raportuar 35 për një javë.

“Janë raportuar 35 aksidente: Aksidente fatale , 0, aksidente me lëndime, 15, aksidente me dëme materiale, 20”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ilustrim

Vlen të theksohet se për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ju ka hequr patentë shoferët 23 personave.

Tutje, njoftohet se Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor./Shqip.com