Lajme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e gruas në QKUK

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë informata të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar, për vrasjen e gruas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, i dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë i komunës së Shtimes, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 30.11.2022, në Prishtinë.

/Shqip.com