Lajme

Policia e Kosovës ndalon për 48 orë 50 vjeçarin, përfitoi 132 mijë euro kundërligjshëm

Ilustrim

Një 50 vjeçar është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar shumën prej 132 mijë eurove.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, që është raportuar në shtator të vitit 2022. Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se A.Z,  mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të cilin kishin bërë marrëveshje për shit-blerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme, shuma të parash  (vlera e parave gjithsejtë  132.000 euro)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se aktualisht hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me personin  i A.Z, i cili  dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

/Shqip.com