Lajme

Policia e Kosovës interviston një të dyshuar për sulm ndaj një mediumi shqiptar në veri

Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat serbe se sot ka intervistuar një person me inicialet I.M. nga Kosova që akuzohet si i përfshirë në një rast që ka ndodhur ndaj një mediumi.

Megjithëse, mediumit Kossev i kishin thënë qytetarët se i njëjti është ndaluar në mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Jarinje, Policia e Kosovës, nuk ka pranuar të jap më shumë detaj, por ka njoftuar se ky person ishte marrë në pyetje, por pa u saktësuar se për çfarë arsye.

Policia ka njoftuar se pas përfundimit të seancës dhe procedurave policore, me vendim të prokurorit të rastit, hetimet ndaj I.M. vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Avokati Nebojsha Vlajiq, ka deklaruar se I.M. është ndaluar sot në mëngjes në vendkalimin Jarinje kur po nisej për në Beograd.

Vlajiq saktëson se autoritetet e Kosovës pa bazë e lidhin atë me sulmin ndaj një gazetari shqiptar që ndodhi dy muaj më parë në afërsi të Krashit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai thotë se në lidhje me këtë rast e kanë marrë në pyetje policët.

“Ai nuk ka asnjë lidhje me atë rast”, tha Vlajiq, duke shtuar se deklarata e klientit të tij është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë provë që mund të tregojë këtë.

Vlajiq saktësoi se prokurori ka thënë se rasti është duke kaluar në procedurë të rregullt dhe se I.M. pas marrjes në pyetje është liruar dhe më pas ka vazhduar rrugën.

Sulmi ndaj gazetarit në afërsi të Krashit ndodhi më 17 nëntor, kur kameramani i portalit Insajder, sipas dëshmisë së tij, ishte rrahur, pasi i kishte ndërprerë detyrën e rregullt gazetareske për të filmuar një incident në rrugën Vlade Cetkovica, kur një i ri me kombësi shqiptare është rrahur gjithashtu.

Mirëpo, i ndaluari IM ishte një nga bashkëqytetarët që vrapoi në ndihmë të të riut të plagosur, duke e mbajtur në krahë që të mos rrëzohej, ndërsa një zonjë tjetër e lau me ujë derisa mbërriti ambulanca. Këtë e ka konfirmuar një gazetar i portalit tonë, i cili në atë moment po kalonte me makinë dhe e njohu IM.

/Shqip.com