Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me kontroll të përbashkët kufitar
Publikuar:
(30.06.2021 21:09:13)

Zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Shqipëri gjatë së enjtes së 1 korrikut, njofton Shqip.com
Ky udhëtim do të jetë në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy vendeve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Policisë, kjo lëvizje vjen si vazhdimësi e viteve të kaluara të kontrollit të përbashkët në kufi.
“Zyrtarët e Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave do të jenë përfaqësues të cilët do të shkojnë nga Kosova atje”, njofton PK-ja. /Shqip.com