Lajme

Policia arreston dy persona në Gjilan dhe sekuestron kilogramë marihuane

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në  Gjilan pasi në makinën e tyre janë gjetur mbi 15 kilogramë marihuanë.

Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, thuhet se pasi janë ndeshur me Policinë të dyshuarit kanë tentuar të ikin me makinë me ç’rast kanë goditur makinën e PK-së.

“Gjatë këtij operacioni policor njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale. Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. Marihuanë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në vazhdimësi janë kontrolluar shtëpitë e të dysharve në të cilat janë sekuestruar edhe dëshmi materiale.

“Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej dëshmi materiale si në vijim 18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 2 vetura me targa vendore, 355 euro, 2 telefona”.

Me vendim të prokurorit kompetent personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit./Shqip.com