Pogba merr vendimin për të ardhmen e tij
Emri i Paul Pogbas është përfolur për një transferim larg Manchester United gjatë këtij afati kalimtarë, transmeton Shqip.com.
Sipas “Eurosport”, mesfushori francez do të pres deri vitin e ardhshëm, atëherë edhe kur i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq”.
28-vjeçari është i lidhur me një transferim të Paris Saint-Germain, të cilët edhe janë duke përgatitur ofertën prej 45 milion funtash apo 62 milion euro.
Sidoqoftë, reprezentuesi francez nuk dëshiron të nxitohet, pasi do të mbajë opsionet e tij të hapura derisa të përfundoj kontrata e tij aktuale.
Destinacioni i preferuar i mesfushorit është Real Madrid, gjë për të cilën e ka thënë edhe hapur, me skuadrën spanjolle e cila gjithashtu është e interesuar për të.
Paul Pogba është pjesë e United që nga viti 2016, kur u transferua nga Juventus për një shumë rekorde të asaj kohe prej 105 milion euro.
Gjatë kësaj periudhe me klubin anglez, ai ka shënuar 28 gola në 134 paraqitje garuese për ta./Shqip.com