Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, përplasje dhe grushte mes deputetëve
Publikuar:
(04.03.2025 13:41:49)

Tensionet kanë përfshirë Kuvendin e Serbisë këtë të martë.
Deputetët ndërprenë seancën duke hedhur shkopinj, vezë e tymuese.
Aty nuk munguan as grushtet si dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
Në rend dite ishte planifikuar të shqyrtohen 62 pika, në mesin e të cilave edhe ligji për arsimin e lartë.
Por derisa kryeparlamentarja Ana Brnabiç po konstatonte numrin e deputetëve që votuan ligjet e propozuara, filloi kaosi.
Deputet filluan me hedhjen e mjeteve të forta si shishe, shkopinj dhe madje shkuan deri në konfrontim fizik.
Duke parë se situata doli nga kontrolli, Garda e Parlamentit u fut brenda për të qetësuar situatën.
/Shqip.com