Lajme

Plagosja e serbëve në Shterpcë, Lista Serbe e quan Rashiqin njeri me dy fytyra

Lista Serbe

Lista Serbe ka dal me një reagim publik i cili ka të bëjë me plagosjen e serbëve në Shtërpcë dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Lista Serbe, e quan Rashiqin njëri me dy fytyra.

“Ministri ilegal i Kurtit Nenad Rashiq tregoi se çfarë njeriu me dy fytyra është kur bëhet fjalë për tentim-vrasjen e një djali në Strpac në ditën e Krishtlindjeve. Ky sulm i paprovokuar i armatosur ndaj fëmijëve të pafajshëm, në festën më të gëzueshme krishtere, Rashiq e karakterizoi për mediat në Serbi si tentim vrasje, dhe menjëherë shfrytëzoi rastin që ta lavdërojë shefin e tij Albin Kurti dhe policinë e tij se si reaguan mirë dhe ja sa shumë ishin kushtuar rritjes së sigurisë së serbëve në Kosovë që Stefan Tomiç u rrah brutalisht të nesërmen në Klokot”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Më pas Lista Serbe i është referuar një deklarate që  Rashiq e ka dhënë në një television shqiptar ku tha se deklarata e tij për këtë rast është keqkuptuar dhe është nxjerrë jashtë kontekstit.

“I njëjti ministër ilegal i Kurtit, Rashiq tha mbrëmë në një emision televiziv shqiptar se është keqkuptuar, se nuk ka thënë se është tentim vrasje”.

Për shkak të një tentative të drejtpërdrejtë për të minimizuar përgjegjësinë e atij që tentoi të vras Stefanin dhe Milloshin, jemi të kënaqur që Nenad Rashiq nuk është në gjendje t’i vizitojë, sepse lind pyetja se çfarë mund t’i thotë kur i ndryshon deklaratat në dy ditë.

Tutje, Lista Serbe në reagim tha se nuk përjashtohet mundësia që nesër Stefani e Milloshi të fajësohen për atë që ka ndodhur.

/Shqip.com