Lajme

Plagosen tre persona në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT

Tre persona janë plagosur në rrugën “Muharrem Fejza”, Prishtinë.

Gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 23:15, të premten.

Lexo edhe:
Arrijnë në Shqipëri edhe 95 refugjatë afganë

Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Borovci.

Personat e plagosur janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente.

“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”. /Shqip.com