Lajme

Plagosen dy persona në Pejë, ka arrestime

Ilustrim

 Dy persona kanë përfunduar të plagosur në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23: 25, saktësisht në rrugën “Sak Fazlija”.

Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona.

Arrestim

“Tentim vrasje e rëndë”, është cilësuar kjo vepër.

“Njëri nga të plagosurit është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë, kurse i lënduari tjetër për shkak të natyrës së lëndimit është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës”, ka thënë Rugova. /Shqip.com