Pjesa e parë: Arsenal po mposhtet nga Crystal Palace
Publikuar:
(04.04.2022 22:01:35)

Të hënën në kuadër të Premier Ligës po zhvillohet ndeshja mes Crystal Palace dhe Arsenal.
Ekipi i udhëhequr nga Patric Viera po triumfon me rezultet 2:0 kundër “Gunners” në pjesën e parë.

Golin e parë për vendasit e shënoi Jean0Philippe Mateta në minutën e 16-të.
Kurse shifrat i dyfishoi veterani Jordan Ayew pas tetë minutave.

Kështu siç qëndrojnë gjërat, Arsenal mbetet në vend të pestë me 54 pikë, kurse Palace me 37 sosh ulen në të nëntin. /Shqip.com