Sport Ndërkombëtar

“Pirati” përballet me “Mbretërit”, kërkon t’i shkaktoj humbjen e parë

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi me Mallorcan do të kërkojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë “Mbretërve” të Real Madridit.

“Pirati” pas rikthimit në gadishullin Iberik – po kalon një formë të mirë, gjë që e ka bërë atë heroin e tifozëve të Mallorcas.

Ai kërkon edhe të bëjë mrekullinë, duke marr tri pikë të plota përball kampionëve në fuqi.

Skuadra e Carlo Ancelottit edhe pse e humbi Casemiron, po kalon një formë fantastike, duke qenë skuadra e vetme në top pesë ligat Evropiane me një rekord të 100 për qind.

“Mbretërit” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 12 pikë një më pakë se Barcelona, me një ndeshje më pakë të zhvilluar.

Nga ana tjetër Mallorca ka pasur një fillim mediokër të stinorit.

Dy barazime, një fitore e një humbje i bënë ata të qëndrojnë në vendin e 13-të në tabelë me vetëm pesë pikë.

Vedat Muriqi

Me dy gola në katër ndeshje – Muriqi ka qenë vendimtar në pikët e fituara deri më tani.

Takimi me këtyre dy skuadrave zhvillohet me fillim nga ora 14:00./Shqip.com