Kulturë

Piramidat e panjohura 1500-vjeçare të Meksikës

Marrë nga BBC

Piramidat 15000-vjeçare të Meksikës duken si diçka që nëna natyrë e ka krijuar vetë.

Një zonë rreth 30 milje jashtë qytetit të San Miguel del Allende në malësitë qendrore të Meksikës, formacionet prej guri janë të bashkuara në peizazhin si një varg malor i vogël.

Vendasit kishin kohë që ishin të vetëdijshëm për rrënojat jashtë qytetit të tyre. Disa folën se kishte njerëz të vdekur të varrosur në piramidat prej guri, ndërsa të tjerë folën për ar të fshehur, shkruan BBC.

Gërmuesit e varreve kishin plaçkitur strukturat dhe madje tentuan t’i hidhnin në erë me dinamit, por nëse gjetën pasuri nuk dihet.

I pagërmuar për shekuj me radhë, vendi mbeti kryesisht i panjohur për botën përtej San Miguel del Allende, derisa një ekip arkeologësh meksikanë filloi të gërmonte më thellë në fillim të viteve 2000.

Kur erdhi puna për ngritjen e piramidave, ndërtuesit përdorën teknika dhe materiale të sofistikuara arkitekturore. Ata minuan shkëmbinjtë e përafërt të formuar nga hiri i ngurtësuar vullkanik dhe i pozicionuan në mënyrë që çdo pjesë të ndihmonte të tjerët të qëndronin në vend – një metodë e quajtur hueso .

Dhe ndërsa piramidat mund të duken të ashpra dhe jo të sofistikuara sot, arkeologët shpjegojnë se se arkitektët origjinalë nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i bërë ato të bukura, duke dekoruar fasadat dhe shkallët me gurë gëlqerorë të lëmuar mirë që sollën nga milje larg.

Për të ngjitur pjesët dekorative të gurit gëlqeror, ata morën një substancë ngjitëse natyrale nga gjethet e nopalit – kaktusin me gjemba që rritet në zonë dhe e përdorën atë si një ngjitës natyral.

“Kur copëtoni gjethet e kaktusit dhe e lini të pushojë në ujë, ditën tjetër ajo bëhet ngjitëse. Nëse e përzieni me llaç, do të merrni një substancë më të fortë si ngjitës”, shpjegojnë tutje ata.

Kjo metodë shekullore përdoret ende sot nga disa indigjenë që jetojnë në këtë zonë – dhe është adoptuar në eko-ndërtimin në Meksikë.

Gjatë eksplorimit të mëtejshëm të strukturave, arkeologët zbuluan se ato mbanin vërtet sende me vlerë të jashtëzakonshme, jo flori. Ata zbuluan 19 trupa të varrosur, meshkuj, femra, një fëmijë dhe madje edhe një qen të gjithë janë duke u ekzaminuar.

Hipoteza fillestare e ekipit ishte se vendi ishte ndërtuar nga njerëzit Otomi, pasardhësit e të cilëve jetojnë sot në zonë. Por deri më tani, arkeologët nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë analizën e ADN-së për ta vërtetuar plotësisht atë.