Lajme Botë

VIDEO / Pilotët e F16 stërviten për t’i ruajtur qiejt e NATO-s

Avionët F-16.
Avionët F-16.

Pilotët rumunë të aeroplanëve luftarakë F-16, bashkë me kolegët e tyre turq dhe francezë të dislokuar në Rumani, u trajnuan gjatë fundjavës në Fetesht për misione të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për ruajtjen e hapësirës ajrore të aleancës ushtarake perëndimore.

Aktualisht, baza e Feteshtit u shërben pilotëve rumunë dhe atyre të shteteve aleate. Ajo u bë ndër më të rëndësishmet në rajon më 2022 pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Avionët luftarakë F-16 që nisen nga kjo bazë mund t’i ndalin sulmet e mundshme ajrore. /REL

/Shqip.com