Sport Ndërkombëtar

Phoenix fiton dhe merr kreun në Perëndim

Phoenix e ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 115-105 ndaj Lakers, në një sfidë me rivalitet dhe emocione. Bridges e Brooks realizuan nga 25 pikë secili në fitoren e Suns, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 21 kërcimet të Davis për kalifornianët.

Ekipi i Philadelphia fitoi 115-106 ndaj Brooklyn, me Harris që realizoi 24 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e bankinës, që bëri edhe diferencën. Nikola Jokic realizoi 31 pikë e 10 asistime, por që s’mjaftuan për Denver, që u mund 110-108 nga Detroit.

Fitorja e shtatë radhazi për Sacramenton, që mposhti 113-109 Memphis, sfidë ku u dalluan De’Aaron Fox me 32 pikë e Barnes me 26 pikë. Për Memphis shkëlqeu Ja

Morant me 34 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Rezultatet:
Philadelphia – Brooklyn 115-106
Memphis – Sacramento 109-113
Denver – Detroit 108-110
Phoenix – Lakers 115-105

/Shqip.com