Lajme

Petkoviq: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Petar Petkoviq, drejtor i zyrës serbe për Kosovën
Petar Petkoviq, drejtor i zyrës serbe për Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka theksuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gabimisht dhe keqdashës e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi stabil për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, megjithatë Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe aktin e saj të njëanshëm dhe të paligjshëm të shkëputjes dhe asnjëherë nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka theksuar Petkoviq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur lidhur me raportet me Greqinë, një vend ky që nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit tonë.

Lexo edhe:
Bislimi: Tani që Serbia u angazhua për njohjen e Kosovës, duhet ta bëjë edhe Greqia

Për median greke, “Kathimerini”, Bislimi tha se Kosova dëshiron që ta forcojë miqësinë me Greqinë.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.” u shpreh ai në mënyrë karakteristike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës i përgjigjet edhe shqetësimeve të shprehura lidhur me efektet që mund të ketë njohja e Kosovës nga Greqia në lidhje me çështjen e Qipro.

/Shqip.com