Lajme Ballkan

Petkoviq: Kurti ka urrejtje patologjike ndaj marrëveshjeve me Serbinë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka urrejtje patologjike ndaj çdo marreveshje të arritur me Beogradin.

Ai ka shtuar se Kurti filloi të lante hesapet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimot dhe për shkak të këmbnguljes së tij për të mos formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Duke mos ftuar në diskutim rreth formimit të Asociacionit, Kurti mori mesazhin më të qartë deri më tani se askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet. Pra ai së pari thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por renditje kronologjike, duke dhënë kështu një argument kyç për formimin e Asociacionit, e cila është e lidhur me gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Petkoviq.

Sipas tij, Kurti kur e përmend renditjen kronologjike, duhet ta kuptoj se i takon Kosovës që fillimisht të përmbush obligimet që i takojnë, shkruan Tanjug.

“Kurti në këtë mënyrë pranoi se i takon atij dhe autoriteteve në Prishtinë që fillimisht të përmbushin pjesën e tyre të obligimeve për të cilat serbët kanë pritur shumë gjatë. Kur është fjala për kronologjinë, Kurti e di shumë mirë se për Asociacionin është rënë dakord para dhjetë vitesh, kështu që, ky obligim i Prishtinës është dashur të përmbushet shumë kohë më parë”, ka theksuar Petkoviq.

/Shqip.com