Lajme

Petkoviq: E vetmja gjë që po bllokon Beogradi janë gënjeshtrat e Prishtinës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar se Beogradi ka treguar “fleksibilitet të lartë në kërkim të një zgjidhjeje për targat, që do të ishte e zbatueshme në jetën reale dhe jo në mendjen e politikanëve shqiptarë”.

Përmes një komunikate për media, sipas Petkoviq, “Prishtina ka tentuar të ndryshojë dhe kushtëzojë marrëveshjen aktuale për targa, pa ofruar ndonjë zgjidhje konstruktive”

“Prandaj Vjosa Osmani, me gjithë dëshirën e saj të vazhdueshme për të qenë pjesë e dialogut, fillimisht do të duhej të informohej në detaje për rrjedhën e tij, sepse e vetmja gjë që po bllokon Beogradi janë gënjeshtrat e Prishtinës, jo dialogu dhe biseda”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka akuzuar autoritetet e Kosovës se nuk kanë zbatuar një varg marrëveshjesh të arritura në procesin e dialogut në Bruksel, ndër të cilat edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviq ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila fajësoi Serbinë për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat./Shqip.com