Pesë të lënduar nga një aksident në Prishtinë
Publikuar:
(15.08.2021 17:30:46)

Një aksident që ka ndodhur në Grashticë të Prishtinës, la të lënduar pesë persona.
Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00.
Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo njoftoi se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për aksidentin. /Shqip.com