Sport Ndërkombëtar

Përqafimi i Cucurrellas me Granit Xhakës, shikoni videon interesante

Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme në “Stamford Bridge”, përballë Chelseas (1:0), duke ruajtur kryesimin në Premierligë.

Golin që përcaktoi fituesin e kësaj sfide e shënoi Gabriel Jesus, në minutën e 63-të.

Në fakt, ishte një gol “i vjedhur” nga braziliani, pasi topi, gjithsesi, do të përfundonte në rrjetë edhe pa prekjen e ish-sulmuesit të City-t.

Një gabim i Mendy, që nuk e vlerësoi mirë trajektoren e topit apo gafë e blerjes 60-milonëshe, Cucurella, që nuk interesohet fare për topin, por si të mbajë të neutralizuar Granit Xhakën (duke e kuptuar që topi do të përfundonte në rrjetë, as nuk tenton t’i shpëtojë “përqafimit” të spanjollit.

/Shqip.com