Lajme

Përplasi të miturën e u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Ai përplasi një të mitur në rrugën ‘Demokracia’ në Tiranë.

Pasi përplasi me motorin e tij 9-vjeçaren, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh u bë i mundur identifikimin e targës së motori dhe më pas të drejtuesit të tij.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motori.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Shqip.com