Përfundon derbi KB Prishtina – KB Ylli
Golden Eagle Ylli e ka mundur KB Prishtinën me rezultat 86:68, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sportive në Prishtinë, raporton Shqip.com.
Golden Eagle Ylli e ka mundur KB Prishtinën me rezultat 86:68, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sportive në Prishtinë, raporton Shqip.com.
Ylli çerekun e parë e nisi mirë duke triumfuar me rezultat 14-11, deri në atë të dytin shpërtheu Prishtina, duke e fituar me rezultat 29-17.
Në çerekun e tretë, skuadra suharekase u rikthye duke e fituar me rezultat 26-10, derisa në çerekun e fundit, po ashtu Ylli e fitoi me rezultat 29-18.
Ndeshja në fund u mbyll me rezultatin përfundimtar 86-68.
Më i dalluari në humbjen e Prishtinës ishte Rrrezart Memedi me 18 pikë dhe një asistim.
Derisa në fitoren e Yllit, më i miri ishte Valon Bunjaku me 21 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.
Ky ishte edhe derbi në kuadër të javës së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
/Shqip.com