Sport Shqiptar

Përfundojnë ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosoves

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e xhiros së parë në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan Shqip.com.

Drenica – Gjilani, Drita – Feronikeli dhe Llapi – Ulpiana ishin takimet që u zhvilluan gjatë së enjtes.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultat 1-1.

Skuadra e Ismet Munishit shpëtoi nga humbja krejt në minutat e fundit të ndeshjes pas autogolit të Shkëlzen Lushtakut, kurse për Drenicën shënoi Denisson në minutën e 16-të.

Nga ana tjetër, Drita ka fituar me përmbysje të rezultatit në ndeshjen kundër Feronikelit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët përmes golit të Sokol Kiqinës në minutën e 44-të të ndeshjes.

Fitoren skuadrës nga Gjilani ia siguroi Ardit Tahiri i cili shënoi dy gola brenda tre minutave.

Skuadra e sapo promovuar në ligën elitare të Kosovës, Ulpiana ka befasuar Llapin pasi barazuan me këta të fundit me rezultat 1-1.

Argjend Mustafa ishte golashënuesi i parë në këtë takim, kurse në minutën e 93-të skuadra e Tahir Batatinës gjeti golin e barazimit me anë të Firmino.

Të dielen do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Malisheva – Prishtina dhe Ballkani – Dukagjini do të jenë përballjet e neserme./Shqip.com