Teknologji

Përdoruesve të Apples iu korruptohen fotot dhe videot

Një numër përdoruesish të Apple iCloud në Windows, janë ankuar për korruptim të imazheve dhe videove të marra nga një pajisje e jashtme.

Përdoruesit kanë thënë se telashet më të mëdha i kanë hasur me modelet iPhone 13 Pro dhe iPhone 14 Pro.

Videot e regjistruara në një iPhone dhe më pas të sinkronizuara me iCloud për Windows, po bëhen të pashikueshme.

Më shqetësuese është se disa përdorues po shohin foto dhe video të çuditshme që nuk u përkasin atyre që shfaqen në bibliotekat e tyre kur përpiqen të shikojnë videot e korruptuara.

Nuk është e qartë nëse fotot janë imazhe nga përdorues të tjerë të iCloud.

Përdoruesit kanë raportuar se në llogarinë e tyre kanë parë fotografi familjare, fëmijë të panjohur, lojëra futbolli dhe përmbajtje të tjera të ngjashme fotografike.

Fshirja e aplikacionit iCloud për Windows nuk duket se e rregullon problemin, pasi mund të jetë nga ana e serverit dhe disa njerëz e kanë raportuar atë tek Apple.

/Shqip.com