Për shkak të shtatëzënisë Kiara tani vishet vetëm “oversize”
Publikuar:
(23.09.2023 22:03:39)
Përveçse moderatore Kiara Tito e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram edhe si influencer apo blogere.
Me një stil të lezetshëm (jo unik) Kiara ka patur bashkëpunime edhe me brand-e ndërkombëtare të cilat i ka reklamuar në profilin e saj.
Madje ka qenë e ftuar edhe në javën e Modës në Milano dhe ajo që na ka rënë në sy janë ose veshjet e saj sportive ose fustanet “oversize”.
Siç e kemi bërë me dije moderatorja është në pritje të ëmbël, por që për momentin dëshiron ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Në tetor pritet që ajo të prezantojë edhe forumin e “Dancing with the Stars”, një program që do të transmetojë çdo ditë provat e konkurrentëve dhe një përmbledhje të të gjitha situatave ditën e diel.
/Shqip.com