Lajme

Për një javë KEDS-i zë 163 persona duke vjedhë energjinë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se brenda një periudhe kohore prej një javës ka identifikuar 163 keqpërdorues të Energjisë Elektrike.

KEDS ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë kryer afër dy mijë kontrolle.

Raporti javor

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1933 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 163 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Sipas KEDS-it, rastet e tilla ata do t’i parashtrojnë në procedurë gjyqësore.

/Shqip.com