Lajme Ballkan

Për nëntë muaj 86 mijë emigrantë hynë në Serbi

Vetëm për nëntë muajt e parë në shtetin e Serbisë kanë hyrë 86 mijë emigrant. Kjo shifër është bërë publike nga ana e Komisioneres për Migracionin dhe Refugjatët Natasha Stanisavljević.

Ajo po ashtu  deklaroi se që nga viti 2015 në rrugën ballkanike kanë kaluar një milion e gjysmë emigrantë.

“Në dy vitet e fundit ka pasur ngecje për shkak të Covid-it, por këtë vit po shënojmë një numër dukshëm më të madh të emigrantëve që kanë hyrë në Serbi. Në nëntë muaj kemi regjistruar 86,000 migrantë në qendrat tona të pritjes. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,kemi pasur 43.000 njerëz, që do të thotë se kemi një rritje 100 për qind”, tha Stanisavljević raporton Tanjug.

Më tutje Natasha thotë se numri më i madh i tyre vjen nga Siria dhe Afganistani.

/Shqip.com