Kulturë

Për nder të 28 nëntorit hapet ekspozita “Rrënjë” në Prishtinë

Artisti i portreteve të realizuara nga copëzat e drurit, Nagip Tashi, në nder të 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të prezantojë ekspozitën “Rrënjë” në Prishtinë.

Ekspozita do të prezantohet në Bibliotekën “Ernest Kolliqi” brenda Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Ekspozita “Rrënjë”, përfshinë 11 portrete të figurave të rëndësishme shqiptare, sikurse: Gjergj Kastrioti, Nëna Terezë, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Ibrahim Rugova, Bekim Fehmiu, Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Abdurrahman Shala, Ibrahim Kodra e Fahrije Hoti.

Ekspozita veprat e së cilës janë të punuara nga druri, do të haper nga ora 17:00

Ekspozita do të rri e hapur deri më 2 dhjetor.

/Shqip.com