Lajme Botë

Për herë të parë Rusia shënon mbi 1 mijë vdekje brenda ditës nga COVID-19

Coronavirusi në Rusi.

Për herë të parë, të shtunën Rusia ka regjistruar një mijë raste të vdekjes nga COVID-19 brenda ditës, që nga fillimi i pandemisë, transmeton Shqip.com.

Për këtë, Kremlini i ka kritikuar qytetarët rus se nuk po vaksinohen kundër Coronavirusit.

Coronavirusi në Rusi.

Ndërkaq, deri më tash, vetëm një e treta e popullsisë në Rusi është vaksinuar kundër COVID-19, për shkak të mosbesimit ndaj vaksinave, raporton AP.

Numri prej 222 mijë vdekjeve si pasojë e COVID-19 është më il arti në Evropë, teksa të shtunën janë shënuar 33 mijë raste të reja të infektimeve me këtë virus./SHQIP.com