Kulturë Kino

Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i Oscars nuk do të jetë i kuq

Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i Oscars nuk do të jetë i kuq këtë vit.

Shumë gjëra në lidhje me ceremoninë e Oscars kanë ndryshuar gjatë viteve, mirëpo, ngjyra e tapetit ishte gjithmonë e kuqe, deri në këtë vit.

Këtë vit, ngjyra e tapetit pritet të jetë ngjyrë shampanje.

“Unë mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet shampanjë mbi një tapet të kuq tregon se sa të sigurt jemi se nuk do të derdhet gjak,” tha Kimmel, drejtuesi i këtij edicioni.

Vendimi për të ndryshuar ngjyrën erdhi nga konsulentet krijuese, Lisa Love – një bashkëpunëtore e vjetër e Vogue, dhe Raúl Àvila, drejtori kreativ i Met Gala-s në New York.

Nuk pati asnjë debat mbi ndryshimin, sipas Love, sepse ata e kishin lirinë për të thyer traditën.

/Shqip.com