Pengohet ndihma humanitare për Gazën, SHBA kërcënon Izraelin me ndërprerjen e mbështetjes ushtarake
SHBA-ja kërcënoi Izraelin se do të ndërpresë disa ndihma ushtarake nëse nuk rrit aksesin e ndihmave humanitare në Gaza brenda 30 ditëve.
Paralajmërimi me shkrim nga administrata Biden drejtuar qeverisë së Netanyahut është paralajmërimi zyrtar më i fortë i njohur i dhënë aleatit amerikan që nga fillimi i luftës në Gaza.
Në letrën, të nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën, SHBA tha se ka “shqetësim të thellë” për “përkeqësimin e situatës humanitare” në rajon.
Sipas letrës, Izraeli mohoi ose pengoi gati 90% të ndihmës humanitare që po transportohej brenda Gazës muajin e kaluar.
SHBA gjithashtu deklaroi se urdhrat e evakuimit kanë detyruar pothuajse dy milionë njerëz në një rrip të ngushtë ku ata janë në “rrezik të lartë”.
/Shqip.com